Kosova “Made in Superliga” pëson nga Premier Liga: Ylli i Manchester Cityt dënon dy herë “Dardanët”

Kosova U21 ka pësuar disfatë përballë bashkëmoshatarëve të tyre të Anglisë në Hull City me rezultat të pastër 2-0, raporton Gazetasheshi.com.

Ishte talenti i Manchester Cityt, Phil Foden i cili realizoi dy gola në këtë përballje për “Tre luanët” për ti dhënë fitoren e dytë atyre në grupin 3.

Djelmoshat e Rafet Prekazit pavarësisht disfatës zhvilluan një ndeshje tejet të mirë, teksa kishin mundësi të shumta përmes Lirim Kastratit, Arbnor Mujës e Blendi Baftiut.

Tani Anglia barazon Kosovën dhe Austrinë në grupin 3 me nga gjashtë pikë të grumbulluara.

🎯 Kosovë – Angli 2-0

⚽ Phil Foden 25′
⚽ Phil Foden 90+2′

📝 Formacionet zyrtare: 

/Gazeta Sheshi/