Kosova luan pa yllin e saj ndaj Malit të Zi

Kosova pati një performancë për t’u duartrokitur ndaj Anglisë, ndonëse humbën me rezultat 5:3.

Valon Berisha realizoi dy gola, ndërsa Vedat Muriqi 1 për tre golat e Kosovës ndaj njërit prej pretendentëve kryesor për ta fituar komplet Evropianin 2020.

Megjithatë, gjatë kësaj ndeshje, referi dhuroi shumë kartona të verdhë për përfaqësuesen tonë, gjithsej 5.

Besar Halimi, Leart Paqarada, Fidan Aliti, Valon Berisha dhe Anel Rashkaj ishin të ndëshkuarit e kësaj ndeshje.

Për ndeshjen ndaj Malit të Zi, Kosovës do t’i mungojë Besar Halimi për shkak të kartonëve, ndërsa vendin e tij mund ta zërë Anel Rashkaj, i cili edhe pse pati pak minuta në dispozicion tregoi vlera të larta si futbollist.