Kosova ia fut frikën Rusisë

272

Organizatori i Botërorit, Rusia, ka nisur t’ia ketë frikën Kosovës, qysh në ndeshjen e parë që e zhvilloi kjo e fundit në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Mediat ruse kanë shkuar sonte për pikën e madhe që e siguroi Përfaqësuesja e Kosovës në Finlandë, me të cilën barazoi 1:1.

“Ekipi përfaqësues i Kosovës e mori një barazim në ndeshjen e parë dhe historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror”, ka shkruar portali rus, “rambler.ru”, raporton Zëri.

Ky medium është munduar të tregojë që Kosova nuk është pjesë e OKB-së dhe se Pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga disa vende, përfshirë këtu Rusinë, Ukrainën, Kinën, Indinë e Brazilin.