Kosova e vogël do t'u sjellë telashe përfaqësueseve të mëdha

156

Mesfushori Hekuran Kryeziu krenohet që është pjesë e gjeneratës së përfaqësueses së Kosovës, që të hënën mbrëma pati një barrë të madhe mbi supet e veta. Nga futbollistët që bartën fanellën e Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin botëror “Rusia 2018” ndaj Finlandës, u kërkua paraqitje e mirë dhe një rezultat pozitiv, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dyja i arritën. Me paraqitje të mirë, Kosova në ndeshjen e saj të parë kualifikuese arriti të fitojë një pikë nga udhëtimi në Finlandë (1:1). Por, Kryeziu thotë se ky është vetëm fillimi. Futbollisti i skuadrës zvicerane, Luzern ka thënë se ekipi i Kosovës është i gatshëm të bëjë gjëra të mëdha, duke u shkaktuar edhe probleme ekipeve të mëdha.

“Paraqitja ka qenë shumë e mirë e gjithë ekipit dhe jemi munduar ta bëjmë më të mirën për Kosovën. Kemi një grup të lojtarëve shumë të mirë, pasi shumica jemi të rinj dhe kemi shumë vullnet për të bërë gjëra të mëdha për këtë vend”, ka thënë ai.