Kosova e Shqipëria nënshkruajnë sot deklaratën e përbashkët për tregun e energjisë

86

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe homologu i tij, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri do të nënshkruajnë sot Deklaratën e përbashkët që rrjedh nga takimi i fundit i Komitetit Drejtues për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike, Kosovë-Shqipëri.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, nënshkrimi i deklaratës bëhet në ora 10:00 në Ministrisë se Energjisë dhe Industrisë në Tiranë, me ç’rast dy ministrat do t’iu adresohen mediave.

Ndryshe, deklarata e përbashkët është rezultat i punës së Komitetit Drejtues, ku diskutohen zhvillimet e fundit në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë.