Kosova e shkatërron Uellsin

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll për meshkuj, e ka shënuar fitoren e dytë në kampionatin Evropian për grupmoshat U18, divizioni C.

Kosova e ka mposhtur Uellsin 76-62 në kuadër të grupit B, duke e arritur edhe fitoren e dytë në kampionat Evropian për grupmoshat U18, raporton Lajmi.net.

Gashi me 17 pikë dhe Shala me 13, ishin basketbollistët kosovarë më të dalluar.

Në këtë ndeshje, Kosova ishte në epërsi që nga fillimi e deri në fund, ndërsa uellsianët u treguan më të suksesshëm vetëm në periudhën e tretë.

Reprezentacioni U18 i Kosovës dje shënoi fitore të thellë ndaj San Marinos, 86:54, ndërsa ndeshjen e fundit e luan të hënën ndaj Maltës.