Kosova demolon Turqinë

141

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka mposhtur thellë Turqinë, 5:2 në udhëtim, për të treguar fuqinë e saj.

Ndeshja miqësore e zhvilluar në Turqi i takoi në tërësi kosovarëve, të cilët e dominuan sfidën.

Ramadan Alaj (2), Arbër Dobroshi (2) dhe Jeton Rukovci realizuan për ekipin përfaqësues në këtë miqësore.

Përzgjedhësi, Adnan Hyseni ka deklaruar se është krenar me djemtë e Përfaqësueses, raporton Gazeta Sheshi.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës ndaj Turqisë brenda një periudhe të shkurtër, pas asaj në mars.

Turqi – Kosovë është miqësorja e tretë me radhë që luhet pas dy ditësh. Mbetet të shihet nëse kosovarët do të bëjnë ‘hat-trick’ të fitoreve.

12973429_1120916594626751_8775963743563000844_o