Kosova demolon Turqinë në futsall

229

Puna e bërë ndër vite me Përfaqësuesen e Kosovës në futsall po i jep frytet e saj, me ç’rast sot Kosova mundi edhe Turqinë me rezultat të thellë 7:0, në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut që po mbahet në Zader të Kroacis. Njëherit kjo ishte fitorja e dytë, pas asaj ndaj Finlandës, shkruan Gazeta Sheshi.

Golshënues në këtë ndeshje ishin: Oso Gjinovci dhe Ramadan Alaj me nga 2 gola, kurse kapiteni Vahid Krasniqi , Agon Rexha dhe Ron Radoniqi kontribuan me nga 1 gol.

Vlen të ceket se Kosova ka edhe dy ndeshje për ti zhvilluar, me ç’rast nesër takohet prap me Turqinë dhe me datën 3 shtator ndeshet sërish me Finlandën.

/Gazeta Sheshi/