Koronavirusi ndikon shumë keq në vlerën e dy yjeve të Kosovës

Pandemia COVID-19 vazhdon të paralizojë gjithçka. Para se të fillonte koronavirusi dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, po shkëlqenin dhe vlera e tyre në treg rritej dita-ditës, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Rashica, që kërkohej nga shumë skuadra, kishte vlerë prej 35 milionë eurosh, sipas Transfermarktit, tani vlera e tij ka rënë në 28 milionë.

Ndërkaq, Muriqit i ka rënë vlera në 9.5 milionë euro nga 20 milionë sa vlente para pandemisë. /Gazeta Sheshi/