‘Koronavirusi’ futet edhe në sport – infektohen dy futbollistët e rinj të FC Ballkanit

Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në “facebook”, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.

Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek.

“Në emër të Ballkanit, respektivisht presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të shkollës së futbollit si dhe trajnerëve, u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit. Qëndroni të fortë kampionë”, ka njoftuar Ballkani.

Sherim te shpejte trima 🙏🙏

Posted by FC Ballkani on Thursday, April 16, 2020