Koreja Veriore i detyron punëtorët të marrin drogë për të përfunduar ndërtesat në kohë

173

Menaxherët e projekteve në Pyongyang së fundi kanë filluar që të furnizojnë punëtorët e tyre me drogë methamphetamin e njohur si “ice” (akull), në përpjekje për të përfunduar një projekt të rëndësishëm të ndërtimor, transmeton koha.net.

Zyrtarët e Koresë së Veriut janë duke ushtruar presion ekstrem te punëtorët për të përfunduar ndërtimin e shumë apartamenteve në ndërtesa të larta, para se të vijë dimri, sipas Radio Free Asia, e cila citon burime të shumta anonime brenda këtij shteti.

Një person anonim ka thënë për këtë radio se “menaxherët e projekteve tani hapur janë duke iu dhënë drogë punëtorëve në mënyrë që ata të punojnë më shpejtë për të përfunduar këtë projekt”.
Qindra mijëra punëtorë të Pyongyang janë punësuar për të ndërtuar këtë projekt kolosal të apartamenteve.

Ndërtimi kolosal përfshin një ndërtesë 70 katëshe së bashku me së paku 60 ndërtesa të ndryshme të tjera.