Klopp ndahet miqësisht me Dortmundin (Video)

90

Derbi i çerekfinales së Europa Leagues mes Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit  ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Të parët në epërsi 0:1 kaluan mysafirët, në minutën e 38-të, me golin e Divock Origit. Por, vetëm tre minuta pas fillimit të pjesë së dytë, Mats Hummels barazoi rezultatin në 1:1. Kësisoj, Jurgen Klopp ndahet miqësisht me ish-ekipin e tij.

Gjysmëfinalisti i Europa Leagues do të mësohet pas ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në ‘Anfield’.

Sevilla ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa Leagues, pasi ka fituar në fushën e Atheltico Bilbaos. Pjesa e parë ishte e balansuar me një dominim të pjesshëm të vendasve.

Me të filluar pjesa e dytë, Aritz Aduriz, ai që shënoi për 1:0 (48′). Shpejt u përgjigj Kolodziejczak (56′) dhe ishte ai që barazoi rezultatin në 1:1.

Krejt në fund të takimit Iborra (83′) shënoi për 2:1 dhe fitoren e Sevillas në këtë takim.

Në duelet tjera, Willarreal ka mundur 2:1 Spartën e Pragës. Me të njëjtat shifra ka fituar në udhëtim edhe Shaktar Donetsk ndaj Bragës.

https://www.youtube.com/watch?v=Qb9OwVyhXCo