Kopjojnë Ronaldon e Messin, Bunjaki kritikon lojtarët e tij

262

Albert Bunjaki ka kritikuar lojtarët para sfidës me Finlandën.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër në mbrëmje do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës.

Në konferencën për media para sfidës tejet të rëndësishëm për Kosovën, përzgjedhësi Albert Bunjaki, kritikoi lojtarët duke thënë se të gjithë po tatojnë të luajnë rrolin e Cristiano Ronaldos ose Lionel Messit.

“Ne kishim një problem shumë të madh në stërvitje. Qëllimi i seancës stërvitore ishte mbrojtja, por pranë fundit të saj, ishte vetëm sulm, sulm, sulm. Ishte sikur unë të kisha 23 sulmues”, tha Bunjaki.

“Gjatë drekës, unë i shkrova lojtarëve në një tabelë: A jeni të lumtur me atë që keni bërë sot? Mua më nevojitet që të jenë kompaktë së bashku, pasi për momentin, ata duket sikur nuk janë të tillë. Të gjithë po mundohen të bëjnë si Ronaldo apo Mesi”, ishin fjalët e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës.