Konsumoni kikirikë, ja sa të shëndetshëm janë

Të shijshëm dhe krekues, kikirikët janë frute arrore më të njohura për njerëzimin qysh shekuj më parë. Këto kokrra janë të pasur me shumë vlera ushqyese dhe janë të rëndësishëm për shëndetin optimal. Botanikisht, janë të vogla në madhësi, i përkasin familjes Fabaceae, me gjini Arachis. Emri shkencor është Arachis hypogaea.

Kikirikët mendohet të kenë origjinën nga Amerika Qendrore ku edhe u përhapen në vende tjera nga eksploruesit spanjoll. Sot, është një nga më të kultivuarat dhe paraqet kulturë tregtare në Kinë, Indi, vendet afrikane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kikirikëve iu duhet rreth 120 deri 150 ditë që të prodhohen pas mbjelljes së farës së tyre. Procesi i zhvillimit të kikirikut është mjaft interesant. Çdo bimë mund të ketë 10-150 kokrra frutash. Këto kanë formë të ngjashme sikur të fasules, me madhësi të vogël, mund të ndahen në dy pjesë të barabarta dhe kanë një shtresë më të kaftë në sipërfaqe.

Përfitimet shëndetësore të kikirikëve

Kikirikët janë të pasur me energji (567 kalori për 100 gr.) dhe përmbajnë vlera ushqyese, minerale, antioksidantë si dhe vitamina që janë esenciale për shëndetin optimal.

  • Bërthama e kikirikut është një burim i mirë i proteinave dietike, të kompozuar nga aminoacidet që janë të domosdoshme për rritje dhe zhvillim.
  • Studimet kanë treguar se kikirikët përmbajnë përqëndrime të larta të antioksidantëve poli-fenolike, që mendohet se mund të reduktojë rrezikun e kancerit të stomakut.
  • Kikirikët janë një burim i shkëlqyer i resveratrol-it, një antioksidant polifenolik. Resveratroli mendohet të ketë funksion mbrojtës kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve nervore si dhe infeksione virale/fungale.
  • Kikirikët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E (a-tocopherol), përmban rreth 8 gr. për 100 gr. vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në ruajtjen e integritetit të mëmbranës qelizore dhe lëkurës duke e mbrojtur organizmin nga radikalet e dëmshme.
  • Kikirikët janë të mbushur me shumë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acidi pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik. 100 gr. kikirika japin 85% të vlerës së niacinit, gjë që kontribon në shëndetin e trurit dhe rrjedhjen e gjakut në tru.
  • Kikirikët janë një burim i pasur i mineraleve si bakri, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku dhe seleni. Mjafton një dozë e vogël e konsumit të kikirikëve që të sigurohen nivelet e mjaftueshme të rekomanduara të antioksidantëve, mineraleve, vitaminave dhe proteinave.