Konsiderohej Ibrahimovici i ri – sulmuesi shqiptar Valmir Berisha prezantohet te klubi rumun Chindia Targoviste që lufton për mbijetesë

Valmir Berisha e kishte nisur karrierën në mënyrë të bujshme kur me 17 vjeçarët e Suedisë.

Ai në Kampionatin Botëror 2013 për U-17, ishte shpallur top shënues me shtatë gola.

Kjo kishte bërë që ta marr nofkën “Ibrahimovici i ri”, ndërsa Roma kishte nënshkruar me të që në moshë të re.

Pas që atëherë huazime dhe dështime për sulmuesin. Luajti për Panathinaikos, Cambuur, Aalesund, Fjölnir dhe në fund Velez Mostar. Klubi i Velezit në pajtim me të e shkëputi kontratën, gjashtë muaj para se të mbyllje.

Ai tani ka nënshkruar deri në verën e vitit 2021 me klubin rumun, Chindia Targoviste.