Konkursi për “gjoksin më të bukur”…!

245

Tabloidi britanik “The Sun” organizoi një konkurs online, i cili duket se nuk ka qenë i menduar mirë, pasi ka devijuar nga synimet e para dhe është bërë qesharak.

Nga lexuesit u kërkua që të dërgonin “selfie” bust, të pjesës së sipërme të trupi, dhe fotoja më e bukur do të fitonte 1 mijë paund dhe një “photoshoot”, që do të publikohej në tabloid.

“Nëse ju mendoni se mund të rivalizoni Kelly Brook, atëherë na dërgonin një “selfie-bust” dhe mund të jeni ju fituesi i çmimit që do të jepet më 10 prill”, shkruan “The Sun”.

Me siguri, organizatorët e konkursit menduan se do të kishte një dyndje me “selfie” femrash, por…janë meshkujt ata që po dominojnë.

Një devijim total i konkursit. Për të gjetur foto femrash, organizatorëve tashmë do t’i duhet të kërkojnë mes qindra fotosh qesharake të meshkujve, mes të cilave gjen edhe foto të kryeministrit britanik, David Cameron duke pushuar në plazh.

Ndoshta edhe fituesi mund të jetë ndonjë mashkull…!