Konjufca: Haradinaj ofendoi edhe deputetët e tij

101

I ftuar në “Argument Plus”, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për aktualitetet politike në vend.

Konjufca iu ka përgjigjur edhe deklaratave të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, i cili në një emision televiziv ka thënë se ai nuk mundet të gjuaj gaz lotsjellës dhe të kacafytet me policë sikur kolegët e tij të opozitës.

Sipas Konjufcës, Haradinaj me deklaratat e tij ka ofenduar edhe deputetët e partisë së tij që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Si shembull, Konjufca mori deputetët e AAK-së, Pal Lekaj, Teuta Haxhiun dhe deputeten që deri dje ishte e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërsa, deputeti i VV-së tha se AAK është më e bindur se në tema të tjera që opozita duhet të shkojë në listë të përbashkët zgjedhore.

“Madje, këtë temë AAK-ja e ka hapur para Vetëvendosjes”, tha Konjufca.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/politike/konjufca-haradinaj-ofendoi-edhe-deputetet-e-tij-68075/#sthash.9Rgdupnn.dpuf