Konfrontohen fizikisht Leci e Kelmendi

Prishtina është lidere e Superligës dhe kjo duhej të ndikonte që atmosfera në klubin më të madh në vend të jetë e mirë.

Mirëpo, kjo nuk është parë së paku të hënën. Në stërvitjen e skuadrës kryeqytetase ka pasur edhe konfrontim fizik mes futbollistëve.

Mbrojtësi me përvojë, Liridon Leci është kapur me sulmuesin e ri, Shend Kelmendi. Pas ofendimeve, ata kanë tentuar t’i ‘qërojnë hesapet’ edhe fizikisht, por një përshkallëzim të situatës e parandaluan futbollistët tjerë, shkruan Gazeta Sheshi.

Pastaj, trajneri gjerman, Lutz Lindemann ua ka mbajtur një fjalim të shkurtë futbollistëve.
Prishtina stërviti në Obiliq, kurse duelin e radhës e luan ndaj Gjilanit në udhëtim.