Konfirmohet skuadra e re e Patos

182

Agjenti i Alexandre Patos ka thënë se lojtari ka zgjedhur Villarrealin.

Estadio Deportivo raporton se Pato mund të kalonte në Sevilla, por ai nuk ka status të lojtarit evropian.

“Shumë ekipe janë vënë pas Patos, por ai ka zgjedhur Villarrealin.Ai tashëm ia ka konfirmuar Corinthians, se ai dëshiron të largohet drejt Villarreal dhe shpreson të ndodh shpejt”.

“Klubi do ta bëjë të ditur marrëveshjen me një kontratë prej katër viteve”, ka thënë agjenti i lojtarit Gilmar Veloz.

Ai këtë kampionat luajti për Chelsean, por nuk i bindi anglezët ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.