Sport Club “Gjilani” do të përballet me rivalin më të padëshiruar të kampionatit në kuadër të xhiros së 23-të. Trepça ’89, ekip ky që i shkaktoi dy disfata dhe atë bindëse në dy fazat e para të kampionatit, shkruan Gazetasheshi.com.
‘Kuqebardhët’ do të tentojnë të hakmerren ndaj ‘minatorëve’ dhe për ta vazhduar luftën për titullin kampion.
Këtë objektiv duhet ta vazhdojnë për momentin pa sulmuesin Tomislav Busiç, i cili ka një lëndim të lehtë në gishtërinj, por Mezani nuk ka deshur të rrezikojë dhe e ka lënë jashtë skuadrës kroatin.
Lajm i mirë është rikthimi i mbrojtësit Oltion Rapa. Pas disa muajve mungesë për shkak të lëndimit futbollisti tepelanas është i gatshëm për të vazhduar aty ku e la, me ‘kuqebardhët’ e Gjilanit drejt garës për fronin e më të mirit.
Më poshtë mund ta gjeni edhe listën e futbollistëve të tjerë të ftuar për këtë takim:
Lista e futbollistëve 🔴⚪️ për duelin e nesërm kundër Trepçës 89' ⬇️#vetëmnjëdashur
Posted by SC Gjilani on Saturday, June 6, 2020
Kujtojmë që dueli ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89 zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00.
/Gazeta Sheshi/