Konfirmohet miqësorja e parë e Dritës, sfidohen nga “dardanët” e Erdin Hashanit

Ekipi i Dardanës i promovuar këtë edicion në Ligën e Parë do të jetë kundërshtari i parë i Dritës në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik 2019/20, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy herë kampionët e vendit do të udhëtojnë drejt stadiumit të qytetit “Agush Isufi” në Dardanë për tu ndeshur me ‘bardhekaltërit’ e Erdin Hashanit.

Ndeshja zhvillohet të hënën me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë që dy ekipet janë ndër më të përforcurat në kampionatet ku garojnë.

Fotografia e KF.DARDANA
/Gazeta Sheshi/