Konfirmohen risitë në Përfaqësuesen e Kosovës për muajin mars

779

Kosova do të nis kampanjën kualifikuese në muajin mars për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Përfaqësuesja “dardane” ndodhet në grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Tashmë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet e para të këtij cikli, ndërkohë që pritet të ketë risi në listën e selektorit Challandes, shkruan Gazetasheshi.com.

Ish-ndihmësi i Challandes, Muharrem Sahiti, i cili tashmë e ushtron postin e drejtorit të përfaqësueses e ka konfirmuar një informacion të tillë.

“Mund të ketë risi në ardhjen e futbollistëve të rinj në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit mars. Jemi në pritje të dokumentacionit për disa prej tyre. Përderisa nuk e kemi sinjalin e qartë se janë të pajisur me dokumentacionin ne nuk mund të japim emra, por nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë do të ketë risi në grumbullim”, ka deklaruar Sahiti në Kanal “10”.

Selektori Challandes pritet që ta publikojë listën e të ftuarve për dy ndeshjet e para ndaj Suedisë dhe Spanjës në fillim të muajit mars.

/Gazeta Sheshi/