Konfirmimet nga FIFA, Bunjaki kritikon FSHF-në

295

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka shprehur shqetësimin e tij për përgjigjet që gjashtë lojtarët e tij po presin nga FIFA.

Bunjaki duke folur për këto vonesa, ka hedhur fajin edhe te Federata Shqiptare e Futbollit, që i ka dërguar me vonë në FIFA kërkesat.

“Jemi në pritje të vendimit, që do të vije nesër deri në ora 15:00 apo 16:00, që do të thotë se situata është e vështirë, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën, jemi të përgatitur për planin b dhe c”, ka deklaruar Bunjaki për Klan Kosovën.

Përzgjedhësi i Kosovës, po ashtu ka folur edhe për vonesën e FIFA-s në përgjigjen për gjashtë lojtarët, ku fajin e hedh edhe te Federata Shqiptare e Futbollit.

“Fajtor është koha e shkurtër”, tha fillimisht Bunjaki.

“Ftesat nga FSHF janë dërguar pak me vonesë, përndryshe përgjigja nga FIFA do të vinte më shpejtë”.

Janë edhe gjashtë lojtarë që po presin konfirmimin e FIFA-s për t’u paraqitur nesër ndaj Finlandës.