Kondogbia zhduket si Dembele, e pret dënimi nga Interi

Kondogbia nuk është paraqitur në stërvitjen e së premtes me Interin.

Ashtu si Dembele te Borussia Dortmundi një ditë më parë, edhe Geoffrey Kondogbia nuk është paraqitur në stërvitjen e së premtes me Interi.

Kjo e ka befasuar trajnerin Luciano Spalletti, teksa mediat italiane shkruajnë se Interi mund ta dënojë lojtarin për këtë veprim, ashtu siç bëri Dortmund me Dembelen.

Kondogbia nuk është ftuar për miqësoren me Real Betis.

“Kondogbia dëshiron të largohet nga skuadra. Dikush e ka bindur atë për t’u larguar, por ai e bëri në mënyrë të gabuar dhe unë jam i befasuar”, deklaroi Spalletti.

“Ai nuk mund të sillet në këtë mënyrë, sepse ne kemi shpenzuar shumë para për ta transferuar”, shtoi më tej Spalletti.

Kondogbia pritet të transferohet në Spanjë te Valencia.