Koncert në mbështetje të Vëllaznimit

Në mënyrë që të kalojë një edicion pa probleme financiare, Kuvendi Komunal i Gjakovës do të organizojë një koncert në mbështetje (ndihmë) të klubit të futbollit Vëllaznimi me rastin e rikthimit në Superligë si dhe në 90 vjetorin e themelimit.

Koncerti do të mbahet më 16 gusht (e mërkurë) prej orës 19:00 në stadiumin e qytetit.

Hyrja do të jetë 5 euro me mundësi shtesë të blerjes së një fanelle me logo të klubit e cila do të kushtojë plus 10 euro.

Ndërkohë, është publikuar edhe një numër i xhirollogarisë së klubit ku biznese të ndryshme mund të kontribuojnë për ta ndihmuar klubin, transmeton Gazetasheshi.com.

Ndryshe, Vëllaznimi sot prej orës 17:00 luan miqësoren me 2 Korrikun.

16 Gusht (e mërkurë) Stadiumi i Qytetit, 19:00hJu ftojmë në Koncertin që do të organizohet për nder dhe mbështjetje…

Posted by Kuvendi Komunal – Gjakovë on Friday, August 11, 2017