Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

847

Komisioni i Ankesave i cili është shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur në ditën e hënë, ka shqyrtuar shkresat e Drenicës dhe ka vendosur që vendimi nga Komisioni disiplinor i shkallës së parë të mbetet në fuqi, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra nga Skënderaji është dënuar nga Komisioni Disiplinor me gjobë prej 1000 mijë eurosh shkak lëshimit të organizimit në ndeshjen me Besën, e cila kjo nuk ishte e tëra pasi të dënuar ishin edhe kryetrajneri Bledar Devolli dhe ndihmësi i tij Skënder Mustafa. Me pas Drenica ka bërë ankesë edhe në shkallën e dytë të Komisionit, por që është refuzuar ankesa e tyre pasi argumentet e sjellura nga Drenica nuk ishin të mjaftushme me provat e Federatës së Futbollit dhe si pasoj e kësaj vendimi i marrë nga Komisioni Disiplinor ka mbetur në fuqi.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.03.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave dhe argumenteve vendosi që vendimi i Komisionit disiplinor të shkallës së parë të datës 26.02.2021 të mbetet në fuqi. Kësisoj, ankesa e KF”Drenica“ nga Skenderaj refuzohet si e pabazuar si dhe dënimet e shqiptuara nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë mbeten në fuqi ndaj KF “Drenica“ Skenderaj dhe dy zyrtarëve Bledar Devolli kryetrajner dhe Skënder Mustafa ndihmës trajner në KF “Drenica“.

Arsyetim

Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Drenica“ Skenderaj, nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, Komisioni mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ të Federatës së Futbollit të Kosovës , pastaj të Komisionit të Garave lidhur me rastin në fjalë si dhe protokollin e ndeshjes, po ashtu edhe raportet e zyrtarëve –delegatit dhe shkresat tjera plotësuese dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruara drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 67 paragrafi 1,2, dhe pika 3 e Rregullores disiplinore.

Këshilla Juridike

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi).

/GazetaSheshi/