Komisioni i Garave fut në disiplinë zyrtarët që rrahën gjyqtarin në ndeshjen Vitia – 2 Korriku

Komisioni i Garave ka hapur inicime disiplinore për xhiron e fundit në futbollin kosovar, shkruan Gazetasheshi.com

Të dielën në ndeshjen Vitia – 2 Korriku gjyqtari kryesor, Fatmir Tahiri, ishte sulmuar fizikisht.

Klubi nga Anamorava pritet të gjykohet nga Komisioni Disiplinor pas lëshimeve që kanë bërë në organizimin e ndeshjes dhe eksesit që ka ndodhur në fund të ndeshjes.

Inicim disiplinor

-ndaj KF Dardana; motivi: për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së 13-të të Ligës së Parë, Dardana – Ramiz Sadiku.

-ndaj kryetarit të KF Dardana, Sevdaim Kastrati; motivi: Ka penguar kameramanin e autorizuar nga FFK për t’u futur në stadium, për çka ishte ndërprerë ndeshja në minutën e 5-të, derisa organet e FFK-së kishin ndërhyrë dhe i njëjti është lejuar ta bëjë punën e tij, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Dardana – Ramiz Sadiku.

-ndaj KF Vitia; motivi: lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së 13-të të Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku.

-ndaj drejtorit sportiv të KF Vitia, Afet Daloshi nr.personal 1004586502; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës kishte sulmuar fizikishtasistentin e dytë Fisnik Rama, pastaj edhe asistentin e parë Fatmir Abrashi, duke ju shkaktuar lëndime trupore, për çka është dashur ndihma mjekësore për gjyqtarët në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku.

-ndaj zyrtarit të KF Vitia; Arben Sahiti ID#019252M81; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës kishte sulmuar fizikisht gjyqtarët e ndeshjes duke ju shkaktuar lëndime trupore, për çka është dashur ndihma mjekësore për gjyqtarët në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku.

-ndaj lojtarit të KF Kika, me nr. 3 Durim Biqkaj, ID#001900M91, për shkak të ndërhyrjes së pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Ulpiana – Kika.

-ndaj lojtarit të KF Trepça, me nr.14 Sead Isufi, ID 003885M01; motivi: Në minutën e 78, godet me bërryl lojtarin kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 13-të, Trepça-Liria.