Komisioni i Garave fut në disiplinë Bledar Devollin dhe klubin e Drenicës

758

Komisioni i Garave ka hapur inicime disiplinore për trajneri e Drenicës, Bledar Devollin, ndihmësin, Skënder Mustafa dhe për klubin e Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com

Të shtunën në ndeshjen Drenica – Besa, kryetrajneri i klubit nga Skënderaji, Bledar Devolli mund të dënohet rëndë pasi sipas raportit zyrtar të ndeshjes, ka hyrë në fushë i frustruar dhe ka tentuar të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarë e skuadrës mysafire.

Dënim mund të pësoj edhe klubi i Drenicës, për lëshimin e organizimit pas ndeshjes Drenica – Besa.

Inicim disiplinor

-ndaj ndihmëstrajnerit të KF “Drenica”, Skënder Mustafa, ID nr 010189M66.
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa, sulmon futbollistin e FC “ Besa “ me nr 34 Agon Gjaka, duke e kapur për fyti më të dy duart, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj kryetrajnerit të KF “ Drenica”, Bledar Devolli ID nr 009906M78.
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Drenica-Besa, edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar nga KD i FFK-së, hyn në fushë dhe dukshëm i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e ekipit mysafir. Me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare duke fyer rëndë zyrtarët e FC “Besa“, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

-ndaj KF “ Drenica”
Motivi: lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Drenica – Besa lejohen persona të paautorizuar të futen në fushën e lojës dhe në lokalet zyrtare duke shkaktuar tensione të panevojshme, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.

/GazetaSheshi/