Komisioni Disiplinor gjobit rëndë Prishtinën dhe Dritën në prag të kryendeshjes së madhe!

Prishtina dhe Drita duhet të hargjohen më shumë, krahas premiave që kanë ndarë për futbollistët e tyre për ndeshjen “finale” ndërmjet tyre që pritet të vendos për titullin kampion, raporton Gazetasheshi.com.

Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës ka gjobitur rëndë të dy klubet me nga 2 mijë euro.

Dënimeve nuk u kanë shpëtuar as klubet e tjera dhe futbollistët e tjerë.

Më poshtë i keni të gjitha vendimet e lëshuara nga Komisioni Disiplonor:

V E N D I M E

 

KF “ BEHARI “ nga Vitomirica , në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së garave dhe të  disiplines  ( për aktivizim të lojtarit të paidentifikuar në vend të lojtarit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi A; BEHARI – GRYKA  e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ana e klubit të futbollit “ Behari “  nga Vitomirica );

DENOHET

Me të holla  në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni  63 paragrafi 1 pika 9. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

 

 

MIFTAR  RAMA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për mashtrim dhe sjellje  në lajthitje  të komisionit dhe përsonit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të pa qenë në ndeshjen e javës së  XXX_të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata  plotësuese e trajnerit në procedure );

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 200  euro ( dyqind ) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.

 

ASMIR  ZEKIQ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit  “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës  në procedure të hapur disiplinore nga ana e komisionit  të garave  për lëshim si përfaqësues zyrtar në aktivizimin dhe paraqitjen e lojtarëve me të drejtë loje në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A  BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës  ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese ; )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e  Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funkcioneve tjera , në bazë të Rregullores disiplinore neni  63 paragrafi 1 pika 8

 

 

KF “ PRISHTINA “  nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj  ( fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat ; 38 dhe 90+4 ) në ndeshjën e javës së ; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA 0;1  e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren  ( raportet e zyrtareve )

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 2000 euro ( dymijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

 

 

KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (  hudhje e gjasendeve në fusha  shisheve  të plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv ) në  ndeshjen e javës së ; XXXII-të  , të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA  0;1 e zhvilluar me datë 11.05.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet zyrtare )i

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 1500  euro ( njëmijë e pesqind  )  në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

 

 

KF “ DRITA “  nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me 11.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve ; pas përfundimit të pjesëlojës së parë  disa persona konfrontohen me lojtaret  dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitroviva  z Arsim Islami, por fal reagimit të shpejtë të policisë  sulmi mbetet si tentative)

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 2000  euro ( dymijë ) në bazë të Rregullores disioplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënmimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit  në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

 

 

FAIK  VUÇITERNA; trajner në klubin e futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive  ( ofendime drejtuar treshes  së gjyqtarëve , organeve të FFK-së  dhe I njejti pas përfundimit të takimit fyen rendë delegatin e  zyrtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – RAHOVECI  3;3 e zhvilluar  me datë 13.05.2018  në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet zyrtare )

DENOHET

Me të holla në shumë prej; 100  euro ( njëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë  nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

 

 

EURON  HYSENI ; lojtar I klubit të futbollit  “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të ID kartelës  010718M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive  (  ofendime  drejtuar gjyqtarit kryesor  dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjën e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – HAJVALIA  4;0 e zhvilluar me datë  13.05.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

 

 

FITIM  HOTI ; lojtar i klubit të futbollit “ LUGU I BARANIT “  nga Lugi i Baranit  më numër të ID kartelës  005890M90 dhe licencuar  në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtim në vendimin e gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RATKOCI – LUGU  I BARANIT  e zhvilluar në Ratkocme datë 05.05.2018 ( raportet e zyrtarëve)

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

 

JASIN   VEHBIU ; lojtar i klubit të futbollit  “ OPOJA “ nga Opoja  me numër të ID kartelës 001588M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit  të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( start i plaejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XXXI-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A; DARDANET – OPOJA e zhvilluar me datë  09.05.2018 në Gjakovë ( raportet e zyrtare)

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

 

SHKËLZEN  BYTYQI ; lojtar i klubit të futbollit  “ DEJNI “ nga Dejni me numër të ID kartelës; 003444M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës  1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( sjellje josportive ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DEJNI – DEQANI e zhvilluar me datë  09.05.2018 në Ratkoc ( raportet zyrtare )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

 

KF “ RINIA “  nga  Miradia e  Fushë Kosovës  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit  nga loja  në ndeshjen e rregullt të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorve ; LEPENCI – RINIA  e zhvilluar me datë 10.05.2018  në Kaqanik ( raportet zyrtare ) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave dhe vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ RINIA “ për tërheqje të ekipit nga ndeshje . Afati datë 18.05.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

 

 

ISMET  REÇICA ; zyrtar i klubit të futbollit “ RINIA” nga MIradia e Fushë Kosovës   në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të  ekipit – lojtarëve nga loja gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve; LEPENCI  – RINIA e zhvilluar më datë 10.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 1 ( një ) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 53 paragfai 1 pika 1.

 

 

ISA  BREZNICA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ RINIA “ nga  në procedurë të iniciar disiplinore nga ana e komisionit të garave, si pjesëmarrës në tërheqjen e lojtarëve nga fusha e lojës   gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluarme datë 10.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare ) i

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 200  euro ( dyqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – piblikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

 

 

KF “ LUFTETARI “ nga Brekoci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në fushë për të zhvilluar ndeshjet ne javën e;  XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LUFTETARI  – DEJNI   dhe ndeshjen e javës së ; XXX-të  ISTOGU – LUFTETARI (pa arsye  nuk është paraqitur në dy ndeshje të garave  të përhershme kampionale  në vitin e njejtë garues 2017-2018 dhe me këtë ka shkelur nenin 54 të Rregullores disiplinore ;

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni  54 paragrafi 1 pika .1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , rrespektivisht  nga data e pranimit të tij.

 

 

 

 

SABRI  DERMAKU ; delegate i Federatës së Futbollit  të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së dytë dhe kategorive të reja, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjën e javës së ; së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA –  TEFIK  ÇANGA  e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik  (raportet zyrtare )

DENOHET

Me ndalesë  në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.

 

 

BEDRI  BRAHIMI ; lojtar i klubit të futbollit “ TEFIK  QANGA “ nga  Tërni  me numër të ID kartelës  005877M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  87 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së  XXVIII-të të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK  ÇANGA e zhvilluar  me datë  13.05.2018  në Lipjan  ( raportet zyrtare )

DENOHET

Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizura nga ana e Federatës së  Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

 

 

SADAT  BUNJKAU ; trajner në klubin e futbollit të femrave “ BAZELI 2015 “ nga Kaqaniku, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve joportive  ( ofendime dhe tentim për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor  DRITON  PRENIQI ) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së futbollit të femrave  për grupmoshat e reja U-16  ; KFF  “ BAZELI “ –  KFF “ MITROVICA “  e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik ( raportet zyrtare )

DENOHET;

Me të holla në shumë prej; 100  euro ( njëqind ) në bazë të rregullores disiplinore nenin 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data  e sjelljës së këtij vendimi – publikimit  të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafiu 3 )

/Gazeta Sheshi/