Kombëtarja mbërrin në stadium, ja formacioni zyrtar (FOTO)

94

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar ditën e sotme rrugët e Vjenës. Shumë njerëz të veshur me uniforma dhe flamuj kuqezi kanë rrethuar sit stadiumin  ‘Ernst Happel” për ta përkrahur ekipin kuqezi.

Djemtë e drejtuar nga Xhani De Biazi pritet të përkrahen nga rreth 7000 tifozë në ndeshjen miqësorë ndaj Austrisë, e cila fillon në ora 17:30. Ja disa foto nga tifozët në rrugët e Vjenës, transmeton Panorama Sport.

Austri-Shqipëri ora 17:30

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Lila, Agolli, Lenjani, Kaçe, Basha, Abrashi, Balaj; Trajner: Xhani De Biazi