Kombëtarja e Belgjikës anulon stërvitjet pas sulmeve terroriste

144

Federata e Futbollit të Belgjikës ka bërë të ditur përmes një postimi në Tëitter se ka ndërprerë stërvitjet për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel.

Shpërthimet e sotme në aeroportin Zaventem dhe metronë Maelbeek në Bruksel kanë lënë të vdekur 34 persona, ndërsa me qindra të tjerë janë lënduar, transmeton Koha.net.

“Mendimet tona janë me viktimat. Futbolli nuk është i rëndësishëm sot. Janë anuluar stërvitjet”, thuhet në konfirmimin e Kombëtares së Belgjikës.

Belgjika të martën e ardhshme do të përballet me Portugalisë, miqësore që shërben për përgatitjet për Euro 2016.