Komandant Remi thotë se jemi sikur i plagosuri rëndë

146
Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, që gjatë periudhës së luftës njihej si Komandant Remi, po i përcjell me keqardhje debatet e fundit për luftën të cilat kanë rrëshqitur edhe në akuza personale ndaj personave të përfshirë në të.

Ai thotë për Politiko.net se misioni i shenjtë i luftës çlirimtare të UÇK’së, që e kishte bazën në popull dhe jo tek individët, s’mund të përfshihet në debatet ditore për qëllime politike të askujt.

“Në vend të debateve të kota për të kaluarën (filluar nga mediet dhe ‘analistët’ e kohëve të liga), ku përfshihet misioni i lirisë me devijime personale dhe shoqërore gjatë luftës”.

“UÇK ka hapur rrugë për liri e zhvillim. Kombi ynë do të bashkohet me kombet e qytetëruara europiane!”.

“Vendi që del nga një krizë e tmerrshme (10 vjet pushtimi klasik, periudha te gjata trazirash, 1 vit kryengritje çlirimtare), sundimi për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, një shekull nga regjimi serb, 17 vjet protektorat ndërkombëtar i keq pas luftës. Ne jemi sikur i plagosuri rëndë që nuk është lehtë të ngritet në këmbë, punë që do të marrë kohë. Por jam krejt i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e hapësirave tona”, thotë ai.