Kolumbia deklason Poloninë (VIDEO)

Kolumbia ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, duke u këndjellur nga humbja befasuese që u shkaktoi Japonia. Kombëtarja nga Amerika Latine ka fituar me rezultat të thellë 3-0 kundër Polonisë.

Në pjesën e parë Polonia zhvilloi futboll sulmues dhe disa herë arriti të rrezikojë portën e Kolumbisë. Mina e dërgoi në epërsi Kolumbinë në minutën e 40-të më një go ltë bukur me kokë.

Portieri i Ospina arriti të mbrojë portën e Kolumbisë pasi mbeti i vetëm me Leëandoëskin në pjesën e dytë.

Veterani Ramadel Falcao ka shënuar për 2-0 në minutën e 70-të të ndeshjes dhe përforëcojë pozitën e kombëtares së tij për fitore ndaj Polonisë. Cuadrado pas disa minuta ka shtuar epërsinë në 3-0, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.

Në Grupin H, Kolumbia tani ka 3 pikë, në vendin e tretë pas Senegalit dhe Japonisë. Kombëtarja e Polonisë matematikisht eliminohet nga Kupa e Botës.