Kololli ende nuk është 100% i gatshëm

153

Benjamin Kololli ende nuk është i gatshëm për lojë. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i skuadrës së FC Zuerichut, Massimo Rizzo.

28-vjeçari, reprezentues i Kosovës, është duke i munguar skuadrës së elitës së futbollit zviceran tash e një kohë të gjatë.

Arma e sulmit të FC Zuerichut pësoi dëmtoi të rëndë muskulor në mesin e muajit dhjetor. Megjithatë, trajneri Rizzo e pranon se Kololli shumë shpejtë do të jetë në bankën rezervë.

“Në stërvitje një lojtar nuk mund ta fshehë se nuk është i gatshëm 100%”, ka thënë Rizzo në një deklaratë dhënë gazetës zvicerane “Blick”.

Kololli në edicionin aktual ka luajtur në 10 ndeshje të Superligës së Zvicrës, dhe ka shënuar katër gola e dy asistime.