Koha kur futbollistët e Llapit udhëtonin me traktor

Kohë e pa kohë në vitet e 90-ta. Kohë e mbijetesës së sportit dhe popullit shqiptar të Kosovës. Kohë e rezistencën ndaj pushtuesit serb.

Një fotografi që u postua në profilin e ish futbollistit Avni Shala, është treguesi më i mirë se sa shumë kanë hequr klubet tona dhe aty në rimorkio te traktorit janë futbollistët e Llapit, shkruan Bota Sot.

“Kjo fotografi tregon sakrificën e KF Llapit, transportin për 1 vit e kemi bërë me këtë traktor, prej Xhamisë së Llapit deri në fshatin Llukar. Ku i kemi zhvilluar lojët si vendas për 1 vit. Fotografi për gjeneratat e reja ta kuptojnë se të gjitha klubet në Kosovë kanë pasur këso vështirësi.

Në traktor Emin Ajvazi me lojtarët legjenda te sakrificës, disa prej tyre janë: Fatmir Berisha, Ismet Haliti, Tafil Ajvazi, Naim Kastrati, Besnik Bulliqi, Rexhep Bajra. Le të me falin të tjerët se kanë qenë në tjetër traktor”, shkruan Shala.

Image