Koha erdhi, Kosova në udhëkryq

295

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka edhe disa ditë afat për të dërguar në UEFA/FIFA, listën e lojtarëve të ftuar për duelin e parë zyrtar kualifkues për botërorin “Rusia 2018” ndaj Finlandës.

Saktësisht, Bunjakit i kanë mbetur edhe një javë për të dorëzuar listën e lojtarëve, pasi që afati i fundit për dorëzimin e emrave është 5 gusht 2016.

Mirëpo, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ende nuk ka marrë konfrmim-përgjigje nga FIFA nëse do të mund të ftojë lojtarët e lindur ose me origjinë kosovare që luajnë në përfaqësueset tjera – e ky fakt ka bërë që selektori i Kosovës dhe në përgjithësi reprezentacioni të jetë ‘peng’ i mospërgjigjes, ka mësuar Borozani.

Në fllim të kësaj jave FFK i ka rishkruar FIFA-së, duke kërkuar sqarim lidhur me lojtarët që luajnë për përfaqësueset e huaja, por përgjigjja ende nuk ka ardhur, edhe pse tashmë, me sonte java shkoi.

FFK gjithashtu brenda 15 ditëve duhet t’i dërgojë kërkesa klubeve ku luajnë lojtarët e reprezentacionit të Kosovës për duelin ndaj Finlandës. Kosova për herë të parë prej se u pranua në FIFA e UEFA me të drejta të plota, do të merr pjesë në kualifkime për Kampionat Botëror. Kosova është vendosur në Grupin I kualifkues ku ka kundërshtarë si Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Duelin e parë Kosova do ta zhvillojë ndaj Finlandës më 5 shtator 2016, në qytetin Turku.