Koçijançiç: Të zbatohet ligji për dekriminalizimin

123

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç teksa flet për vizitën e përfaqësueses së lartë për Cështjet e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federika Mogherini, në Shqipëri, thekson se temë kryesore e diskutimeve do të jenë raportet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe reformat në këtë drejtim.

Një temë e dytë do të jetë kriza e emigrantëve.

Koçijançiç: Vizita e Mogerinit në Tiranë bëhet për raportet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Mogherini në Tiranë edhe për situatën e krijuar me krizën e emigrantëve.

Gjithashtu, ajo theksoi se Bashkimi Evropian pret që të zbatohet ligji për demikriminalizimin, i cili po diskutohet në Parlamentin e Shqipërisë.

Koçijançiç: Në dhjetor kur ligji i dekriminalizimit u miratua, BE e mirëpriti miratimin unanim. Tani fokusi është te zbatimi.

Duhet të miratohen disa akte dhe puna vijon dhe ne besojme se është e rëndësihme që Shqipëria të zbatojë ligjin e dekriminalizimit sepse do të jetë një sinjal për të rritur besimin e qytetarëve dhe integritetin e shtetit dhe funksionimin e duhur të institucioneve”. /KosovaPress/