Njëri ndër lojtarët më të mirë në historinë e ligës NBA, Kobe Bryant, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga parketi më 23 prill, nata kur do të zhvillojë duelin e fundit në karrierën e tij, transmeton Gazeta Sheshi.
Mirëpo, jo gjithçka mbarë ka shkuar në karrierën e tij të gjatë sportive, derisa konsiderohet si njëri ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Në një intervistë dhënë mediumeve amerikane Phil Jackson, aktualisht president i skuadrës New York Knicks, ka folur për një rast mjaft të çuditshëm që i ka ndodhur atij.
“E kam gjetur në orën 8:30 të mëngjesit Koben duke fjetur në parkingun e veturës time. E zgjova atë dhe e largova nga aty”, ka treguar Jackson.
Ai gjithashtu ka theksuar se Bryant meriton rrespekt maksimal dhe mendon se ai është njëri ndër basketbollistët më të mirë në botë.
/Gazeta Sheshi/