Klubi maroken sikurse FC Hajvalia, sakrifikon dashin para publikut për të ndalur lëndimet e lojtarëve

Klubi maroken, Raja Club Athletic de Casablanca sakrifikoi një dash në një ceremoni publike për të ndalur serinë e dëmtimeve të lojtarëve.

Sakrifica u bë në stadiumin e klubit në fundjavën e kaluar, shkruan mediumi vendas “Assabah”.

Mishi i dashit të prerë është shpërndarë mes punëtorëve të klubit si një dhuratë për fat të mirë dhe për t’i dhënë fund lëndimeve të lojtarëve.

Që prej fillimit të këtij edicioni, 12 lojtarë të Rajas kanë pësuar lëndime.

Gjithashtu edhe në futbollin kosovar, kishe pasur skena të tilla.

FC Hajvalia, tashmë e shuar, kishte prerë kurban për t’iu kthyer rezultateve pozitive në vitin 2015.

Hajvalia prenë kurban për t’iu kthyer rezultateve pozitive (FOTO)