Klubi Llapi e paditë në gjykatë, trajnerin Bylbyl Sokolin për akuza

141

Lufta verbale ndërmjet skuadrës llapjane dhe trajnerit Bylbyl Sokoli (trajner i skuadrës Gjilani), mund të vazhdojë në sallën e gjyqit. Kjo për faktin se skuadra e Llapit ka vendosur ti drejtohet organeve gjyqësore lidhur me deklaratat e “Profës”, pas duelit çerkfinal të DigitAlb Kupës, transmeton Gazeta Sheshi.

Ja edhe komunikata origjinale e lëshuar në faqen zyrtare të klubit llapjan:

KOMUNIKATË

Pas thirrjes së mbledhjes urgjente nga Drejtori Ekzekutiv i Bordit Drejtues të FC Llapit, Nexhat Dumnica, mbledhja u mbajt vetëm me një pikë të rendit të ditës e cila ishte: Analiza e ndeshjes FC Llapi – KF Gjilani.

Si provë materiale ne si bord e kemi shikuar dhe analizuar edhe një herë rrjedhën e komplet ndeshjes për 94 minuta dhe ashtu siç e ka parë i gjithë opinion futbollistik në Transmetimin direkt nga Operatori Televiziv Super Sport Kosova, pa e potencuar dominimin total të skuadrës tonë dhe rezultatin bindës ndaj kundershtarit, ne si bord jemi jashtë mase të indinjuar dhe të revoltuar për dëmtim të imazhit sportiv, dhe dëmtim moral drejtuar komplet Bordit Drejtues. Këtë imazh ne e kemi ruajtur dhe ngritur për vite të tëra me mund te madh, meqë jemi të fyer, dëmtuar, dhe të akuzuar nga trajneri i Gjilanit “Prof” Bylbyl Sokoli, ne si bord drejtues me vota unanime kemi vendosur ti drejtohemi organeve kompetente me padi në Gjykaten Themelore si dhe me të njejtën Shkresë do të njoftohen Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit, Federatën e Futbollit të Kosovës gjegjësisht komisioni Diciplinor dhe Komisionin e Statistikave ku klubi juaj që drejtoni është Kampion për mos diciplinë.

Akuzat e juaja të pabazuara në fakte “Prof” Bylbyl Sokoli ju shërbejn vetëm për arsyetim të brendshëm në klubin që ju drejtoni momentailsht, këtë stil tuajin kritikues dhe akuzues më së miri e dinë klubet që i keni drejtuar në kohërat e kaluara Si P.sh: FC KEKU, FC FERIZAJIN,FC DRENICA, FC PRISHTINEN dhe për Ironi të njëjtin stil e keni perdor edhe në deklaraten tuaj dhënë mediumeve për ndeshjen FC LLAPI – FC PRISHTINA 2-1 ndeshje e zhvilluar për DIgitalb Kupën e Kosovës sezoni i kaluar dhe meqë ke fjala për Drejtimin e Klubeve nga ju “PROF” e kemi edhe ish Klubin e Famshëm KF BESIANA që për fat të keqë ai klub është shuar tërësisht dhe kontributi juaj për shuarjen e këtij Klubi ishte determinues, këtë e dinë më së miri vendasit e Podujevës.

Shihemi në Gjykatë “PROF”

Këtë shkresë zyrtarisht ia drejtojmë edhe KF GJILANI që për hirë të korrektësisë dhe miqësisë të përhershme që kemi në mes klubeve tona, i lutemi drejtuesve të KF GJILANIT që akuzat e Bylbyl “PROF” Sokolit se a janë qendrime edhe të KF GJILANIT apo vetëm të tij Personale.

/Gazeta Sheshi/