Infrastruktura në stadiumet kosovare lë shumë për të dëshiruar, veçmas në Ligën e Parë.
Shumë terrene përreth kanë shtëpi të banuara dhe kjo nuk është shumë e hijshme, por realiteti është i tillë.
Madje, ka prej ekipeve që janë duke ia parë sherrin këtij fakti.
Është skuadra e Beharit nga Vitomerica që garon në Ligën e Parë që ka rënë në hall me komshiun, i cili e ka shpinë prapa portës në anën veriore të stadiumit.
Sa herë që topi bie në oborrin e asaj shtëpie, kryefamiljari e shqyen atë, shkruan Gazeta Sheshi.
Kështu ndodhi edhe herën e fundit në sfidën Behari – Flamurtari (1:2), teksa mysafirët u befasuan kur e panë teksa në fushë kthehej topi i shqyer.
Shqyerjen e vazhdueshme të topave e ka konfirmuar për Gazetën Sheshi edhe zyrtari i klubit të nacionalitetit boshnjak, Hakija Kojiç.
Sipas tij, diku dhjetë topa janë shqyer nga pronari i asaj shtëpie.