Klubi gjerman evitoi një aksident të rëndë derisa po udhëtonte për ndeshje

Skuadra e Aue ka shmangur një aksident trafiku gjatë rrugës për në Nurnberg, ku kishte për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Bundesliga 2.

Një veturë BWM që kishte devijuar rrugën e saj, ishte afër përplasjes së autobusit të skuadrës, por reagimi i shpejtë i shoferit, ka evituar më të keqen.

Vetura ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur në një kodrinë, ndërsa pjesët e saj kanë goditur autobusin, ku janë dëmtuara katër xhamat, por për fatin e mirë nuk ka pasur lojtarë të lënduar.

Pas kësaj, lojtarët e Aue janë ndarë në dy autobus të vegjël dhe kanë vazhduar rrugën drejt Nurnberg.

Ndeshja mes Nurnberg dhe Aue ka përfunduar barazim 1:1