Klubi anglez, Aston Villa po vazhdon të jetë i lidhur me transferimin e Milot Rashica në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazetasheshi.com
“Ylli i Werder Bremen ka qenë i lidhur me klubin anglez në verë, por transferimi nuk u realizua kurrë.”
Werder Bremen kishte konfirmuar interesimin e Aston Villës në shtator, por u raportua se paga e yllit kosovar ishte një problem.
Tani, mediat në Gjermani raportojnë se Aston Villa do të provojë transferimin e Rashica në janar.
Ndryshe, vlera e Rashica në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është 18 milion euro.