Kloppin nuk e kënaq barazimi

88
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij ka pasur rastin të fitonte në ndeshjen e parë të çerekfinales së Evropa Ligës ndaj Dortmundit.

“Të Kuqtë” barazuan 1 me 1 në Westfalenstadion dhe, sipas Kloppit, skuadra e tij tregoi performancë të mirë ndaj ish-skuadrës së tij.

“Dortmundi është skuadër shumë e mirë dhe të gjithë e panë që patëm momentet tona dhe kemi mundur të fitojmë”.

 “Jam i sigurt se shumë njerëz kanë menduar se do të humbim 2, 3, apo 4 me 0. Por për disa momente ne dominuam”, ka thënë Klopp për “BT Sport”.

Takimi i kthimit zhvillohet në Anfild javën e ardhshme.