Klopp: Tribuna e re na rrit shanset për sukses

136

Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson se tribuna e re e Liverpoolit mund të bëjë diferencën në ndeshjet e Ligës Premier.

Klopp u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbushen 8,500 ulëset e shtuara në tribunën kryesore të Anfield për të ngritur tutje atmosferën.

“Nëse dikush vjen këtu dhe mendon se ky stadium nuk na lë gjasa për të luftuar, atëherë janë të vdekur. Ata nuk mund t’a ndiejnë vendin”.

“Mendoj se mund të funksionojë. Është më mirë se sa që e kam menduar. Efektet do t’i shohim ndërkohë”, potencoi Klopp.