Klopp thote se i pelqen qe do te perballet me Unitedin

98
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se i është plotësuar dëshira për t’u përballur me rivalin e përbetuar Manchester Unitedin në Europa League.

Liverpooli do të përballet më 10 dhe 17 mars kundër Unitedit në Europa League, që do të jetë ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve në gara evropiane.

“Është e mrekullueshme, ne meritojmë kësi lloj ndeshje. Sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, por mund të pyesni stafin tim, kur më pyetën dje se kundër kujt do të doja të luaja? Unë kam thënë Manchester Unitedin”, është shprehur Klopp.

“Në këtë rund nuk mund të kesh ndeshje të lehtë, prandaj nuk kishim shans për ndeshje të lehtë. Tani kemi Manchester Unitedin dhe kjo është shumë mirë”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.