Klopp poshtëron ligat evropiane kur i krahason ne Premierligën

152

Jurgen Klopp pretendon se Barcelona mund të luajë 50 për qind të ndeshjeve të La Ligas me ekipin B si dhe Lionel Messi mund të vrapojë vetëm 4.3 kilometra dhe të shënojë pesë gola.

Trajneri gjerman ka dhënë një vlerësim të ashpër sa i përket dallimit në mes të Ligës Premier dhe ligave tjera evropiane, ku kampionatin anglez e sheh larg më konkurrues se të tjerët.

“Dallimi më i madh në mes të Anglisë dhe të tjerëve është se konkurrenca është gjithmonë aq e vështirë”, ka thënë Klopp për Daily Mail.

“Pra, po, ju mund të luani tre ndeshje në qoftë se ju keni ekipe me aftësi të veçanta, si Manchester City apo Manchester United – dy ekipe dhe le të luajmë”.

“Dallimi i madh në Spanjë është se Barcelona mund të luajë 50 për qind të ndeshjeve të tyre me ekipin B; ose ka ndeshje ku Lionel Messi vrapon vetëm 4.3 kilometra, por shënon pesë gola”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.