Klopp: nuk e kemi te veshtire ta mundim Unitedin serish nese vazhdojme te luajme keshtu

90

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Manchester Unitedit.

“Reds” mbrëmë mundën ‘Djajtë e Kuq’, me rezultat 2-0, në ndeshjen kryesor te Europa League.

Tekniku gjerman thotë se është i kënaqur që skuadra e ka gëzuar tifozët e saj. Klopp mendon se tifozët treguan besimin ndaj skuadrës së tij.

“Ndonjëherë ne jemi në fushë për të krijuar atmosferën dhe për të dhënë entuziazmin për tifozët. Publiku e bëri të qartë se ata besojnë tek ne”, ka thënë Klopp.

“Unë vërtetë jam i gëzuar, ishte një natë e madhe për Liverpoolin. Kjo është vetëm pjesa e parë, ne jemi të vetëdijshëm dhe ne e dimë se duhet të shkojmë në Manchester, por nëse luajmë kështu nuk do të jetë vështirë për të ‘rrahur’ përsëri Unitedin”, ka theksuar ai. /KosovaPress/