Mario Balotelli është lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit nga Jurgen Klopp, pasi trajneri gjerman nuk llogaritë në shërbimet e sulmuesit italian.
Por Super Mario nuk po brengoset edhe aq shumë për të ardhmen e tij.
Kur shumica e futbollistëve janë kthyer nëpër ekipe dhe po përgatiten për sezonin e ri, Balotelli po publikon fotografi nga pushimet.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se ku do të përfundojë ish sulmuesi i Interit, Man Cityt e Milanit.