Klopp: Jam i lumtur qe do te luaj kunder Manchesterit

94
Jurgen Klopp ka thënë se dëshiron fitore kundër Manchester Unitedit.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se është shumë i lumtur që do të luaj kundër Manchester Unitedit në Europa League.

Ai e pranoi se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por insistoi se është eksituese.

“Jam shumë i lumtur me shortin, jo pse është ndeshje e lehtë, por eksituese. Është një garë e madhe”, tha Klopp gjatë konferencës për media.

“Unë nuk besoj se ka armiq në futboll. Unë nuk kam asnjë problem me Van Gaalin, por gjeja e fundit që dua është që ai të fitojë”.

Liverpool dhe Manchester United do të takohen nesër në Angield në kuadër të Europa Leagues.